Ndodh mrekullia në QSUT, i shpëtohet jeta 9-vjeçarit pas një operacioni të rrallë


Një operacion i rrallë është kryer nga mjekët e spitalit Universitar Nënë Tereza. Ndërhyrja i shpëtoi jetën një 9-vjeçari të diagnostikuar me kancer të trakesë.

Masa tu moriale në trakenë e qafës pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Me këtë lloj kan cer janë të prekur 10 persona në botë. Në këto kushte u kërkua operim i menjëhershëm duke hequr një pjesë të trakesë të prekur.

Në një mesazh në Facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi stafin e Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e Tiranës, duke e cilësuar si punë të jashtëzakonshme operacionin e kryer që i shpëtoi jetën 9-vjeçarit.

Pas operacionit, 9-vjecari është kthyer në shtëpi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.SHIH VIDEON

Pavarësisht kritikave të shumta që merr herë pas herë shëndetësia jonë me të drejtë, ka dhe raste ku mjekët bëjnë vërtet mrekulli.

Ky nuk është rasti i parë që mjekët tanë bëjnë operacione shumë të vështira dhe ia kanë dalë me sukses.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *