‘Shfrenon’ fantazinë Monika Kryemadhi, në tentativë për të kapur trendet e fundit të TikTok-ut. Ja çfarë bën deputetja (FOTO+VIDEO)


Me rikthimin e Ilir Metës në krye të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka kaluar “në plan të dytë” dhe opozitën kundër Edi Ramës ka nisur të bëjë me këngë, por jo vetëm.

Së fundmi ajo është fotografuar me Elona Guri, teksa mbajnë syze të zeza ku shkruhet “Rama ik” dhe “Be cool, be LRI”.

Kryemadhi është angazhuar më së shumti me pjesën e të rinjve, e ndërsa “opozitën” ia ka lënë në dorë bashkëshortit të saj.

Gjithashtu kujtojmë që Monika Kryemadhi edhe disa javë më parë është shfaqur mes të rinjëve të LRI, Kryemadhi duekt se “është zhveshur” nga kostumi i ligjvënëses dhe duket që ka dashur të ndjekë trendet e fundit të Tik Tok-ut.

Kryemadhi kishte zgjedhur të performojë këngën “O moj e mirë e xhanit”, një hit veror nga Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj, ku shfaqet si një kërcimtare, me syze dhe drita rrethuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *