Bëri Ç’bëri Arbana po ja hodhi një “Thumb” Alketës…


Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu edhe pse në dukje kanë mbajtur një raport normal dhe korrekt mes kolegesh, në thelb kanë ndjerë dhe kanë patur një rivalitet. E në fakt edhe sikur ato vetë mos ta ndjenin një gjë të tillë ka qenë edhe publiku ai që ka dashur t’i shohë si rivale.

E në fakt rrugëtimin mediatik e kanë patur thuajse të ngjashëm. Të dyja e kanë nisur nga “Top Albania Radio” karrierën e tyre në media, më pas Arbana qëndroi në Top-Channel dhe iu besuan programe shumë të mëdha, por nga ana tjetër edhe Alketa rrugëtoi në një tjetër televizion të madh kombëtar, si Tv Klan.

Madje një spektakël të madh që e kanë drejtuar të dyja ka qenë edhe festivali i Rtsh, ku Alketa e moderoi dy vite më parë ndërsa Arbana po e shijon rishtazi si eksperiencë. Megjithatë mbrëme në një situatë komike mes saj dhe Olta Dakut, Arbana nuk i ka kursyer dy batuta për Alketën.

Olta: Po kërkoja një balerinë dhe sinqerisht nuk gjeta asnjë. Isha bërë gati për performancën time por dhe balerinët i paske zhdukur. Pra këtu vetëm u këndoka.

Arbana: Po këtu vetëm këndohet. Këtë vit kemi menduar t’i japim këngës prioritet, mos të ketë performanca baleti, efekte vizuale. Olta: Se ngaqë tek Alketa është “full” me balerinë… Arbana: Po mund të shkosh tek Alketa…

Megjithatë batutat në një natë festive janë gjithnjë të pranueshme, madje dhe Alketa do ta ketë marrë me sportivitet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *