Tmerr në spitalin shqiptar/ Foshnja lind e vdekur, infermieret e fusin në lavatriçe me çarçafët. Trupi copëtohet


Kosovë- Ngjarje e rëndë në spitalin e Pejës në Kosovë. Një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, është futur bashkë me çarçafët në një lavatriçe.

Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh se foshnja e tyre lindi pa shenja jete, por kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t’i kryer nderimet e fundit.

Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë denoncuar rastin në polici. Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *