Adoptoi një fëmijë sepse…! Fjodora Fjora: Meshkujt shqiptare e kane fajin qe jam beqare, ata duan vetem te…(Video)


Disa kohë më parë në media u aludua në media e rrjetet sociale se Fjodora Fjora ishte në një lidhje të re, nisur nga një deklaratë e vetë moderatores. Në fakt lajmi jo se është i pavërtetë, por mesa duket mund të jetë keqinterpretuar,

teksa e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, gazetarja tha se ishte në një periudhë njohje me dikë, madje një njohje në distancë dhe ende është, por nuk i ka dhënë akoma një “emër” marrëdhënies që ata kanë dhe statusi i saj për momentin mbetet single.

Në lidhje me këtë të fundit, Fjodora tha se “fajin” në lidhje me këtë e kanë meshkujt, duke treguar se edhe nëse njeh dikë pas të cilit “cmendesh”, kupton që ata nuk duan të impenjohen dhe i tremben kësaj gjëje, cka e bën edhe shumë të vështrë për të që nisë një histori ashtu si duhet.

E nëse po e lexoni dekalratën e Fjodorës dhe po mendoni “Ah sa të drejtë ka”, duke sharë cdo mashkull që keni njohur së fundmi, prisni se ka edhe më. Moderatorja thotë se në fakt, frika që meshkujt kanë, të paktën në raport me të, është se ajo është një person impenjativ, pra që kërkon të dedikohesh dhe të punosh për të, por edhe që është mësuar t’ja dalë vetë e të jetojë vetë. Pra Fjora është e “kompletuar” dhe kjo ndoshta sjell edhe një paragjykim nga ana e personave të cilët nisin ta njohin, sidomos burrat, cka mund edhe t’i kompleksojë.

Po ashtu ajo thotë se ka edhe arsye të tjera përse ata i shmangen impenjimet, për shembull fakti që nuk ndoshta nuk duan të pranojnë të rrisin një fëmijë “jo të vetin” apo se kanë plane të tjera dhe e mendojnë ndryshe të ardhmen, ndërsa paragjykimi sipas saj nuk ekziston vetëm tek meshkujt, por edhe tek “nënat”. Cfarë duam të themi me këtë?

Ashtu sic vetë gazetarja e njohur e thotë, në teori është është “ëndrra e cdo vjehrre” ose më mirë ta themi “nusja ideale e cdo gruaje për djalin e saj” dhe këtë gjë ja thonë shpesh, por nisur nga cfarë thamë më lartë (impenjimi që kërkon, fakti që punon shumë dhe djali), janë pikërisht këto nëna që e paragjykojnë dhe nëse do njihej me djemtë e tyre, do të kishin të vështirë ta pranin.

Ajo që na mbetet të bëjmë në këtë pikë është të hapim një klub ekskluziv me Fjodorën dhe të diskutojmë aty vetëm për “fajet” që meshkujt kanë dhe të gjitha herët që na kanë zhgënjyer dhe mendojmë se mund të zgjidhim shumë probleme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *