Hoxha Behar Mjekiqi dyshohet se rrαhu gruan e dytë, e largoi me dhυnë nga shtëpia


Imami Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dh unë ndaj të dashurës së tij, me inicialet E.J. (emër i njohur për redaksinë).

Pasditen e djeshme, kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq dyshohet se e ka larguar viktimën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dh unë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit. Dyshohet se e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë.

Derisa e kishte nxjerrë me dh unë nga shtëpia, imami Mjekiqi ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.

Detajet e këtij incidenti shpjegohen në një dosje zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Paparaci. Dosja e përpiluar në ditën kur kishte ndodhur ngjarja përshkruan sjelljen e dhunshme të imamit Mjekiqi ndaj viktimës.

Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të njëjtën imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”. Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me viktimën E.J. qe së paku tre vjet. Viktima, ndërkaq ka thënë se lidhja e tyre është e gjatë së paku gjashtë vjet.

Sipas raportit, E.J. kishte ardhur në shtëpinë e imamit Mjekiqi në Mazgit të Obiliqit të dielën më 18 dhjetor. Në ditën e tretë të qëndrimit në shtëpinë e imamit, ajo është larguar me dh unë nga shtëpia, thuhet në raportin informues të Policisë së Kosovës. Imami Mjekiqi, i intervistuar nga policia të martën, e ka pranuar se e ka larguar viktimën nga shtëpia. Ka mohuar të ketë përdorur dh unë ndaj saj.

Mjekiqi, po ashtu ka thënë se ndihet i kërcënuar nga E.J. “Më tutje i dyshuari pohon se arsyeja pse unë dua ta largoj nga shtëpia është se ndihem i kërcënuar nga E.J. sepse me ka kërcënuar se do ta kalli shtëpinë, do ta mbys djalin”, thuhet në raportin e policisë për rastin.

Siç shpjegohet në raport, E.J. ka thënë se imami Mjekiqi, gjatë kohës kur e kishte larguar dhunshëm nga shtëpia, e kishte marrë revolen e tij në dhomën ajo ndodhej, mirëpo nuk “është kanosur nga i dyshuari”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *