Çifti nga Kosova merr pasaportë shqiptare, vendosin të jetojnë në Rrogozhinë


Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.

Lajmin në Facebook e jep kryebashkiaku Edison Memolla. “Kënaqësi tepër e madhe kur shqiptarët e Kosovës duan të identifikohen me pasaportën shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë. Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *