Me në fund flet motra e Hamides Shukrie Magashi tregon ne detaje VIDEO


Shukrie Magashi, motra e 35-vjeçares që është vrarë mbrëmë ka dhënë detaje të reja për raportet problematike të çiftit. Magashi në RTV Dukagjini thotë se që në ditën e parë të martesës janë paraqitur shenjat e para.

“Ditën e parë pas martesës motra nuk është lajmëruar fare në telefon. Pasdite në është lajmëruar burri i saj i cili na ka dërguar vetëm një sms se “motra është mirë”, dhe ne mos të bëhemi merak”, rrëfen motra e viktimës.

Ajo thotë se motra është keqtrajtuar vazhdimisht, është lënë pa ngrënë e pa mirë dhe nuk është lejuar të takohet me familjen e saj. “Tërë kohën motra ka qenë e kërcënuar e rrahur. Ajo është lënë pa ngrënë e pa pirë. Asnjëherë nuk e kanë lënë të bëhet bashkë me ne për ndonjë ndeje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *