Me historinë e saj të dashurisë bëri lëmsh një Shqipëri të tillë, shihni kush hyn në BBV2


Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Përputhen” është banorja më e re e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Arbana e prezantoi Tean si vajza që shkaktoi bujë me historinë e saj të fshehtë të dashurisë.

Tea u shpreh e entuziasmuar për këtë aventurë dhe u shpreh se tipar i karakterit që i pëlqen më shumë te vetja është qetësia që ka.

Herion Mustafaraj, apo siç e njohim të gjithë “Beni ecën vetë”, iu bashkua sot shtëpisë së BIG Brother Vip 2. Hyrja e tij u parapri nga një sfidë e Vëllait të Madh për banorët që janë tashmë në shtëpi.

Atyre iu la 60 sekonda kohë të gjenin disa sende në shtëpi, të cilat shërbenin si indikacione për të zbuluar se për kë bëhej fjalë. Pavarësisht kësaj banorët dështuan në provë.

Big Brother Albania Vip 2, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, një krijim i De Mol nën pronësinë e Banijay Rights, vjen në sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel.

Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për 14 javë rresht. I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh. Një format i Banijay Rights prodhuar nga: Lori Hoxha, Sara Hoxha dhe Ledion Liço Moderatore: Arbana Osmani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *