Bathore/ Plas sherri në dasmë, kushërinjtë goditen me thika


Një sherr mes kushërinjve në një dasmë është shënuar mbrëmjen e sotme në Bathore.

Nga sherri mes kushërinjve ka mbetur i lënduar edhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *