VIDEO/ Ilir Meta “i harron të gjitha”, ja merr valles nën ritmin e muzikës në Pogradec


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ndodhet në qytetin e Pogradecit ku dhe ka zhvilluar një takim ndryshe me ekipin e Partisë së Lirisë.

Ka qenë vetë Meta ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një video ku shihet teksa ja ka marrë vallës.

Krah videos Meta shkruan se 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar.

“I lumtur të festoj me ekipin e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë sot në Pogradec!

Mirënjohje për sakrificat dhe qendresën e tyre të paepur! 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar”, shkroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *