Nga fishekzjarrët, deri tek thyerja e pjatave – traditat e Vitit të Ri anembanë botës (FOTO)


Më 31 dhjetor, festimet fillojnë anembanë botës, diku më herët e diku më vonë, për shkak të dallimeve kohore.

Viti i Ri shënohet me qëllim të festimit për përmbylljen e një viti dhe fillimin e një viti tjetër.

Fishekzjarrët, pijet e ushqimet e ndryshme, janë disa nga elementet e një mënyre të zakonshme të të festuarit të kësaj feste.

Por, vendet e ndryshme në botë, kanë forma të ndryshme të të shënuarit këtë ditë.

Klan Kosova ju sjell më poshtë traditat e ndryshme:

Shfaqje të mëdha fishekzjarrësh

Një nga mënyrat më të njohura për të festuar hyrjen e Vitit të Ri është një shfaqje e madhe fishekzjarrësh.

Këto ndodhin në të gjithë botën në mesnatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një shfaqje e mahnitshme fishekzjarrësh zhvillohet në Oklend Sky Tower në Zelandën e Re, ndër vendet e para që feston ardhjen e vitit të ri, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Kanada dhe Rio de Janeiro.

Thyerja e pjatave

Thyerja e pjatave është traditë e vitit të ri në Danimarkë.

Nëse do të gjeje pjata të thyera në pragun e derës së shtëpisë, do të ishte gjë e mirë.

Kjo është pikërisht ajo që njerëzit në Danimarkë shpresojnë të gjejnë pas mesnatës, pasi do të thotë fat i mirë.

Danezët në mesnatë thyejnë pjata edhe tek dera e ndonjë miku, si shenjë e fatit të mirë për vitin i cili vjen.

Ngrënia e thjerrëzave

Në Brazil, ekziston një traditë për të ngrënë thjerrëza (fasule e të ngjashme) në natën e Vitit të Ri, pasi këto përfaqësojnë fat të mirë.

Pra, brazilianët hanë thjerrëza, për të pasur një vit të mbarë.

Por, gjëja që të gjithë mezi presin është ajo që njihet si ‘rënia e topit’, që është kur një top që shkëlqen ulet poshtë një shtize të madhe flamuri, për të sinjalizuar fillimin e Vitit të Ri.

Si rezultat, qytetet e tjera në ShBA tani kanë traditat e tyre të hedhjes së gjërave të ndryshme në natën e Vitit të Ri.

Për shembull, në Vincennes në Indiana, njerëzit hedhin shalqinj nga lart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *