Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës 3 javë më parë.
Andrea Bode, është 44-vjeçari nga Berati, i cili dyshohet se ka pasur rolin e qitësit në vrasjen e 49-vjeçarit Papa, e më pas është larguar nga vendngjarja me ndihmën e Albano Velos.
Policia ka ushtruar disa kontrolle në banesën e tij, por dhe në vende ku mund të fshihej po pa mundur ta identifikojë.