Pa shtëpi dhe me 3 fëmijë jetim, 35 vjeçarja në Kurbin apelon për ndihmë


Me tre fëmijë të mitur, pa shtëpi dhe me probleme ekonomike, Vera Prenga në fshatin Sanxhak të Kurbinit apelon për ndihmë. 35-vjeçarja tregon se shtëpia e saj nuk është rindërtuar që pas tërmetit të 2019 ndërsa kërkon ndihmë nga shteti pasi që pas vdekjes së bashkëshortit jetesa e saj është vështirsuar së shumti.

Kjo është banesa e familjes Prenga në Sanxhuk të Kurbinit.

E dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit, rreziku që kjo ndërtesë mund të shembet nga momenti në moment është i madh.

E zonja e shtëpisë, e mbetur e pastrehë që pas shkatërrimit të shtëpisë, jeton në një tjetër banesë me qira, së bashku me tre vajzat e saj ku mungojnë kushtet minimale.

“Kanë ardhur e kanë parë, e kanë filuar, kanë bër dhe letrat e gjitha të përfshira. Na kanë thën kur të vijë radha do vijë dhe për ju. Në pjesën tjetër kanë filluar kurse këtu akoma jo. Tmë ndihmojnë për fëmijët, për rroba, ushqime, për shtëpi se s’kam shtëpi ku të jetoj, në këto kushte që kam unë,” tha ajo.

Jetesa për këtë familje është tejet e vështirë, ku situata u përkeqësua akoma më shumë, pas vdekjes së kryefamiljarit.

“Burri im ka qenë për dy vjet e gjysmë i sëmurë, me sëmundje të keqe nëpër spitale. U munduam ta shërojmë, ka tre muaj që ka vdekur, më ka lënë me tre vajza. Asnjë të ardhur s’kam, as nga shteti, as nga njerëzit e mi, as nga të burrit, s’kanë mundësi,” tha ajo.

Vera Prenga tregon vështiresitë me të cilat përballet çdo ditë, e thotë se e vetmja ndihmë nga shteti është asistenca socilale me vlerë 10 mijë lek të reja.

“Është një përkrahje që marr 10 mijë lekë. Nuk e përballoj dot. Fëmijët i kam të vegjël nuk kam ku të punoj,” tha ajo.

35-vjeçarja apelon për ndihmë, pasi e vetme nuk mund tu sigurojë as minimumin 3 vajzave të saj 7,5 vjeç dhe 6 muajshe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *