Përhapja nisi nga…/ Alarmi: Zbulohet varianti i ri i Covid-19, sa i rrezikshëm është dhe si quhet


Bota duket se ende nuk ka shpëtuar nga “kthetrat” e pandemisë së virusit Covid-19, teksa së fundmi nga Britania e Madhe është ngritur alarmi për përhapjen e një versioni të ri.

Daily Mail raporton se varianti XBB.1.5, i mbiquajtur “Kraken”, është lloji më i transmetueshëm i zbuluar që nga fillimi i pandemisë, sipas drejtuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Prania e virusit ëhsët zbuluar tahsmë në të paktën 29 vende, pas zbulimit për herë të parë në Nju Jork, në muajin tetor.

Pikërisht ky variant ishte shkaktar për rritjen e rasteve me Covid-19 në Kinë, duke e kthyer vendin sërish në karantinë. Megjithatë, pavarësisht se ky variant është jashtëzakonisht infektues, ekspertët këmbëngulin se ai është po aq i butë sa paraardhësit e tij, Omicron.

Të dhënat e mbikëqyrjes sugjerojnë se lloji, një bashkim i varianteve BA.2.10.1 dhe BA.2.75, tashmë përbën 75 për qind të rasteve në pjesët më të goditura të SHBA-së.

Harta, e krijuar nga eksperti i vizualizimit të të dhënave me bazë në Melburn, Mike Honey bazuar në shifrat nga baza e të dhënave globale të patogjenëve Gisaid, tregon se 28 raste janë regjistruar në Britani. Kjo përfshin 24 raste në Angli, dy në Uells dhe nga një në secilën prej Skocisë dhe Irlandës së Veriut.

Gjurmuesit e viruseve në Britani thonë se rreth 4 përqind e rasteve të reja, ose një në 25, janë deri në XBB.1.5. Shefat gjermanë të shëndetësisë shprehën sot shqetësimin për llojin, të cilin ata po monitorojnë. Deri më tani është zbuluar një rast në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *