Gazetarja ua nxjerr krejt problemet mes Xhensila Myrtezajt e Bes Kallakut


Prej disa ditësh, në mediat rozë u përfol se çifti i njohur e shumë i dashur shqiptar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj e aktori Bes Kallaku nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë familjare, duke aluduar në një krisje të marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, gazetarja kosovare, Albina Zeneli, ka zbuluar detaje në lidhje me krisjen e përfolur mes çiftit në emisionin e mëngjesit “Good Morning Albanians” në Euronews. Gazetarja tregoi se nga burimet e saj të sigurta, marrëdhënia e çiftit është krisur dhe kjo si pasojë e xhelσzisë së aktorit dhe lajmeve që kanë qarkulluar rreth Xhensilës në të kaluarën.

“Ata kanë pas një krίzë shumë të madhe, por që siduket e kanë tejkaluar, ku i dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre. Unë besoj se ka ndikuar xhelσzia, meqënëse për Xhensilën kemi pasur gjithmonë lajme për jetën e saj private në të kaluarën.

Unë mendoj se Besi shpέrtheu dhe nuk e duroi dot këtë pjesë”, tha Zeneli në emisionin “Good Morning Albanians”.

Kujtojmë që dy ditë më parë ishte vetë aktori ai i cili përgënjeshtroi lajmet e dala në media përmes një postimi në Instagram ku dukej shumë i indinjuar.

“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj muaj ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”- shkruante Bes Kallaku dy ditë më parë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *