Olta Gixhari: Efi është shtatzënë, ka ngrënë gjithë javën turshi dhe i vjen për të vjellë


Olta vendosi t’u japë banorëve një lajm dhe pse gjithçka duket në kuadrin e shakasë. Aktorja u tha të tjerëve se Efi është shtatzënë, ndërsa shpjegoi pse mendon ashtu.

Olta: “E more vesh që Efi është me barrë? Efi është shtatzënë”. Amos: “Si qenka?” Olta: “Nga jashtë kemi ardh të gjithë. Nuk kemi rënë nga qielli”.
“Efi është shtatzënë. Duhet të kujdesemi për atë”. Amos: “Ku e dëgjove këtë gjë?” Olta: “Zemër, ka hëngër turshi gjithë ditën, i vinte për të vjellë”.

Olta bëri shaka me banorët gjatë ditës së sotme, duke u thënë që Efi është shtatzënë. Kjo gjë solli situata qesharake më pas brenda shtëpisë.
Efi i kërkoi kafe Luizit, që kishte kushtin e tij për ta bërë. Olta: “Zemër i thashë je shtatzënë”. Efi: “Bravo! Dua një kafe”.
Luizi: “Nuk të bën mirë për bebin. Nëse ia vendos emrin Luiz të trajtoj si princeshë, nëse është vajzë Luiza, nëse janë binjakë Luiz dhe Kiara”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *