E tmerrshme: Publikohet video e nenes pasi hodhi femijen 11 muajshe ne lum. Ecte sikur s’kishte ndodhur gjë


 

Ajo po ecte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Një video e re që ka dalë në dritë tregon lëvizjet e 29-vjeçares nga Veria e cila akuzohet se hodhi në Aliakmonas fëmijën e saj 11 muajsh. Video tregon 29-vjeçaren pak pas vdekjes së foshnjës, duke ecur nëpër rrugët e Verias, sikur të mos kishte ndodhur ngjarja tragjike.

Kamerat e sigurisë tregojnë se ajo hyn në autobusin e KTEL-it, drejtohet tek sporteli dhe pyet nëpunësin për rrugët për në Aleksandri. Më pas shkon në një agjenci të lojërave të fatit dhe pak më vonë kthehet në KTEL nga ku më në fund merr autobusin për në Aleksandri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *