Butrint Imeri pjesë e “Big Brother VIP”? Ja surpriza që pret Kiara Titon


Lart e poshtë prej ditësh po thuhet se hyrja më e re brenda shtëpisë së Big Brother Vip mund të jetë pikërisht këngëtari Butrint Imeri. Dhe të gjithë e dini se çfarë do të thotë hyrja e Butrintit brenda në shtëpi për Luizin, i cili që prej startimit të këtij formati po “lufton” për zemrën e Kiarës.

Mirëpo, mësohet se këtë të martë nuk do jetë këngëtari ai i cili do të futet brenda në shtëpi, por miku i tij, Dj Adam Reeves. Tashmë i madh dhe i vogël e di që moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri kanë patur një romancë e cila zgjati për dy vite. “Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar.

Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara për lidhjen e tyre brenda Big Borther. Ndërkohë, sot sy dhe veshë për të parë se si moderatorja do reagojë lidhur me hyrjen më të re në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *