Luizi e luan mendsh Kiarën: Ti e kë ëndërr të bëhesh si unë (video)


Diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar, kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’,

për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë lftë për të marrë fjalën, apo për të folur.Olta: Kaq frikë më keni mo? Kaq frikë keni që jeni mbledh të katërt?Luizi: Ta kam thënë edhe një herë tjetër, ti e ke ëndërr të bëhesh Luizi.Olta: Jemi në ditën e 24 o Luiz, ku të çon mushka?Luizi: Tre i përcolle, njërën po e bën gati…SHIH VIDEON

Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekond gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte rradha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.

Kujtojmë se televotimi u shty të shtunën, për shkak të përjashtimit nga shtëpia të Kejvina Kthjellës. Gjatë një bisede më banorët në oborr, Olta tha se nëse ajo del nga shtëpia, nuk do të kthehet më pas.

I pyetur nga Amosi se nëse bileta e saj është vajtje-ardhje, çfarë do të bëjë, Olta u shpreh se do të refuzojë kthimin në shtëpi.

Kjo bisedë vjen pasi Olta është një prej banorëve që ndodhet në eliminim këtë javë. Ajo ‘konkuron’ përballë Luizit, Efit, Ronaldos dhe Kristit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *