“Nuk të flas me gojë! Vazhdo rrugëtimin tënd”, Luizi dhe Kiara i japin fund lidhjes pa nisur akoma?


Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur disa zënka të vogla ditën e djeshme. Pasi mbaroi festa e ditëlindjes së moderatores, ata shkuan te dhoma e gjumit ku po bisedonin, e pranishme ishte edhe Efi Dhedhes.

Në një moment këngëtari i njohur shprehet se është shprehur se shtëpia ka rënë në qetësi dhe duhet të ketë ndonjë debat.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila i thotë se nuk duhet të bëjnë debate me fyerje. Madje ajo i ka thënë se nëse vijon me fyerjet, ajo nuk do t’i flasë me gojë. Këtë ia përmendi Luizi teksa po diskutonin në dhomën e gjumit.

Luizi: Po fyeve thotë kjo nuk të flas më me gojë, e s’ke ma punë me mua! Kiara: Ça është kjo fyerje tani, se u bëmë gazi i botës o Luiz, aman

Luizi: Kush fyeu? Kiara: Nuk po them se fyeve, po ça po thua se nuk po të kuptoj! Luizi: Pikërisht se nuk kupton më flet mua! Kiara: A the se nuk rrimë kështu në qetësi? Duhet me fye, ça the parë?

Luizi: Duhet me e bërë tjetrin me nerva, më thuaj ti mua, isha duke të bërë pyetje! Kiara: Gjej një mënyrë të kulturuar si ta bësh tjetrin me nerva

Luizi: Si? Ma thuaj ti mua! Kiara: Pse duhet të fyesh? Luizi: Si? Kiara: Atë e di ti, nuk jam në trurin tënd! Luizi: Po të pyes ty. Ti ke ardhur në Big Brother me ndenjur, me ngrënë e me fjet? Kiara: Jo Luiz, as të fyej e të ziem nuk kam ardhur! Luizi: Harroje fyerjen! Kiara: Atëherë ti që di të ziesh e të fyesh, vazhdo bëj rrugëtimin tënd


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *