Lajm i hidhur: Vuante nga tumori, Gerta Allushi ndërron Jetë Në Lule Të Rinisë


Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lulen e rinisë në Itali. Gerta Allushi vuante nga sëmundja e pashërueshme e tumorit dhe nuk arriti t’ia dilte. Sipas medieve italiane, 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ajo ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste. Me origjinë shqiptare ajo lindi dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj. Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej. Lajmin e hidhir e kanë dhënë edhe mediat italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *