Skena të turpshme në TCH, pse askush nuk merr masa dhe ta mbyllë njëherë e mirë këtë emision?


Sh.rr mes djemve në Për’puthen.Takimi i Edës me Viktorin rritën tensionet e këtij të fundit me Mateon.Ata nisën me diskutime, por më pas debate agravoi me ofendime për njëri-tjetrin, ndërsa momenti më kulminant arriti deri në prag përplasjes fizike.

Sapo Viktori dhe Mateo u ngritën nga karrigia, reaguan edhe konkurrentët e tjerë, të cilët penguan përplasjen e tyre në studion e Për’puthen.

Viktori: Ti je një dru, se ke pesë muaj që je aty edhe nuk ke mësuar asgjë. Kështu që mbylle gojën Mateo: Qepe edhe… Je i pari këtu që e ke kthyer personale. Këtu jo ti po asnjëri nuk guxo ta kthejë me mua personaleViktori: Mbylle gojën e rri mirë aty!

Kjo që u pa sot nuk është hera e parë dhe me siguri as e fundit që ndodh në këtë emision që ka tejkaluar cdo normë dhe etikë në ekran.

Skena të tilla nuk janë aspak normale dhe njerëzore aq më tepër duke ditur që zhvillohet në një orar ku shikueshmëria është tejet e lartë dhe ndikimi po ashtu.

Këto momente bëhen virale dhe shihen nga moshat e vogla dhe sigurisht që ndikon për keq tek ata, por mesa duket rëndësi kanë vetëm klikimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *