Momenti kur zyrtarët e komunëѕ së Ѕkenderajt ѕhрëtojnë çiftin 60-vjeçar nga vërѕhimet


Pas vërshimeve që kaploi sot Skenderajn, një çift rreth të 60-ve, që kishin mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre në fshatin Llaushë është shpëtuar nga zyrtarë të kësaj komune.

Brahim Nura ka publikuar një video nga momenti i nxjerrjes së çiftit nga uji, duke thënë se e ka xhiruar të gjithë aksionin, për ta mbajtur si kujtim këtë ditë të vështirë për Skenderajn.“Sot bashkë me shefin e zyrës për Informim dhe zëdhënësin e komunës së Skenderajt Amir Lushtaku si dhe me Drejtorin e DKRS-së Alban Berisha dhe Valdrin Zyhrani djali i çiftit, kemi marrë pjesë në aksѕionin e evakuimin të banorëve në fshatin Llaushë, ku më këtë rast është nxjerrë nga uji një çift i moshës rreth 60 vjeçare.

Këtë aksion e kam xhiruar ekskluzivisht si kujtim i kësaj dite të vështirë për qytetin e Skenderajt. Aksioni i evakuimit po vazhdon edhe tash e tutje! Lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo gjendje!”, shkroi Nura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *