Kejvina Kthella nuk e ka mbyllur ende, Arbana e “detyron” të rikthehet sërish në BBV


Sot në mbrëmje do jetë prime i radhës në Big Brother Albania 2, ku sigurisht do jetë një natë e gjatë me plot surpriza dhe të papritura.

Sot pritet të rikthehet në BBV, Kejvina Kthella, e cila u përjashtua nga “Vëllai i Madh” të martën pas episodit të shëmtuar në prime ndaj Luizit.Ndryshe nga sa pritej, Kejvina pas daljes nga shtëpia nuk erdhi fare në studio ngaqë nuk ishte dakord me vendimin e “Vëllait të Madh”.

Por Kejvina do jetë sonte në BBV, ku do diskutohet gjithë ajo që ndodhi në shtëpi emsa saj Luizit dhe dinamikat e tjera të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme.

Nga ajo që mësohet, Kejvina nuk ka dashur fare të rikthehet në studio, por Arbana dhe produksioni i kanë kujtuar kontratën që ka firmosur.Dihet që para se të hyjën në shtëpi konkurrentët firmosin një kontratë, në të cilën bien dakord që do të vijnë në studion e BBV dhe pasi ata të jenë eliminuar, dhe pse mund të mos kenë fare dëshirë, por janë të detyruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *