Big vëllai do “Rezultatin”: Largimi i Luizit me Efin Mbyllur Në Një Dhomë, “Presίοn” Ndaj Kiarës Për T’i Marrë Një Përgjigje?


Historia Kiara-Luiz ka nisur që në ditën e parë në BBV pasi siç e thotë vet Luizi ai e pëlqeu sa u fut në shtëpi.

Nga ajo ditë ka kaluar 1 muaj dhe asgjë nuk ka ndodhur mes të dyve, Kiara është përmbajtur gjithmonë.

Mirëpo kjo përmbajtje e Kiarës, në gjuhën e spektaklit nuk është se përbën ndonjë interes të madh pasi televizioni do “rezultatin”.

Dhe në fakt dje gjatë Prime asaj iu bë një mini gjyq për ti nxjerrë nga goja një përgjigje për lidhjen e saj me Luizin.Kiara u përgjigj që kishte nevojë për kohë por nga videot e ndryshme që po qarkullojnë në rrjet, pas mbarimit të spektaklit, Kiara duket se ka nevojë që të bëjë të dukshme se ndjen diçka ndaj Luizit. Ajo ka folur me banorët e tjerë për këtë.

Edhe largimi i Luizit me Efin, mund të shihet si një lloj “strategjie” nga Vellai i Madh për ti nxjerrë Kiarës përgjigjen. Madje sipas videos më poshtë sa më shumë të rrinë mbyllur aq më shumë shtohen 2000 eur-shat! A do ndryshojë Kiara? Të shohim!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *