Nuk e ka Luizin pranë, Kiara flet për Butrint Imerin: Ishte dashuria ime e parë! Nuk doja që…


Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrint Imerin. Në një bisedë me Armand Kllogjerin në Big Brother VIP, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

Të dy kanë qenë në qendër të faqeve rozë për romancën e tyre që kulmin e pati kur Kiara u shfaq në një klip muzikor të Butrint Imerit.

Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ‘The Voice of BBV’ bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë.Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm. Ndërsa në një bisedë me Diolën u shpreh se mund të ndodhë diçka me të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *