Produksioni i tha Luizit rri larg nga Kiara sepse do e sjellin Butrintin ai merr vendimin drastik


Kiara kërkon nga Luizi t’i japë kohë përpara se të vendosë për marrëdhënien e tyre. Por pikërisht kjo gjë po i largon ata nga njëri-tjetrit dhe sot kanë nisur zënkat. Gjatë mbrëmjes Luizi i tha Kiarës se do të largohet prej saj dhe nuk do kthehet më.

“Unë këtë kam frikë, se e njoh veten. Po hoqa dorë, burrë nëne me mu ul në gjunjë nuk kthehem më. Po u largova unë heq dorë.

Po i dhashë kohë, unë nuk kthehem më, jo me qenë Kiara po me qenë Zonja bekume, e njoh veten, kështu jam”, tha Luizi.

Nga ana tjetër as Kiara nuk ndryshoi vendim duke thënë se as ajo nuk e ndryshon dot veten. “Edhe unë kështu jam”, i tha Kiara. “Kiara po largohem zemër, edhe ti shpëton. Dakort? E lëmë me kaq!Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin pasi kështu do kuptojë nëse ndjen apo jo për të. Pas këtij momenti, Kiara i tha Luizit se pret që t’i thotë Olta për puthjen dhe kërkoi mos t’i flasë sot.

Luizi nga ana tjetër i tha se nuk e ka fare tek puthja, por mendon për të mirën e saj duke u shprehur se e di çfarë do t’i ndodhë Kiarës brenda shtëpisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *