Moderatori i njohur i del në krah Luizit: E ‘ha’ Butrintin për mëngjes, është zero me xhufkë


Padashje, Luizi e ktheu Butrint Imerin sërish në qendër të vëmendjes. Ky i fundit përdori historinë e tij dhe të Kiarës në “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën e re duke bërë postime të koduara në mediat sociale që linin vend për interpretime.

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën. “Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet.E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës.

Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”-tha ai.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termar e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. Duke folur rreth formatit në “Wake Up” ai tha se Butrinti është “0 me xhufkë”.“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron she nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë.”- tha Blendi. Rikthehemi te dilema: A do hyjë Butrinti në “Big Brother”?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *