A pëlqehen vërtet Tea dhe Luizi!


Në emisionin Fun Club një ndër temat e diskutimit ishte dhe historia e dashurisë që mund të ishte krijuar mes Luizit dhe Teas.

Luizi gjithmonë është shprehur se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, vëmendja e tij do të ishte përqëndruar tërësisht tek Tea, por nga ana tjetër edhe Tea në fillim dukej shumë e afruar me Luizin.Kjo e fundit pak javë më parë është ndjerë e ofenduar nga Luizi, pasi pretendon se e ka bërë të ndihet keq duke i vënë në pah peshën e saj. Kaq është dashur që marrdhënia e tyre të ftohej.

Por Kiara në një bisedë me Efin lidhur me këtë situate ka thënë se Tea ka ndjenja për Luizin pasi në momentin që çifti debaton, fytyra e saj ndryshon. Po ashtu në emision është diskutuar dhe mënyra flirtuese se si Tea shpesh sheh Luizin duke lënë të nënkuptohet se ajo ka ende pëlqim për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *