Mori fund? Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë


Luizi dhe Kiara janë zënë sot për një fjalë. Kiara e ka kritikuar Luizin për fjalorin duke u shprehur se është ndjerë shumë keq.

“Të jetë e para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori në sy të të gjithëve. Kaq po të them. Ishte shumë e shëmtuar të dilte nga goja jote. Ti më përmend mua atë fjalën me b…? Kthyen kokën të gjithë banorët dhe jam ndjerë shumë keq”, i tha Kiara.

Luizi u mundua ta sqarojë duke i thënë se e bëri kastile meqë ishin të gjithë banorët, megjithatë Kiara nuk dëshironte ta dëgjonte.

Nderkohe Ditën e sotme në “E Diell” u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve u fol për pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.

Por ai që trazoi ujërat dhe i la të gjithë konfuzë ishte Graciano. “Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.

Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?” “Kaq doja të thoja, s’dua të flas më,” tha sërish Graciano.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *