U tha se ishte e dashura e Martinaj, modelja: Po u futa në ‘Big Brother’ do e ndaj Kiarën nga Luizi


Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother. Ajo është Eva Pasha dhe me sa duket do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur haptazi pëlqimin për djalin shkodran.

Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në një lidhje me Vis Martinajn, personazhi i famshëm.

Në ditëlindjen e Ervis Martinaj, fotoja ku ai puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori reagime te shumta.

Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin për këngëtarin shkodran dhe nëse futet duket se do të jetë një “dhimbje koke” për Kiarën.Vetë Arbana dhe produksioni i BBV e kanë pranuar që do të ketë hyrje të reja në vijim dhe duke parë që po kthehet në monotone situata brenda shtëpisë, hyrja e kësaj modeleje mund të trazone ujërat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *