Luizi paska të dashur, zbulohet madje dhe emri i saj dhe detyra e rëndësishme që i ka caktuar këngëtari asaj


Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot akoma pa kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.

Sigurisht Luizi nuk e ka idenë e popullaritetit që ka krijuar jashtë shtëpisë, mirëpo personi që menaxhon llogarinë e tij në Instagram çdo ditë përballet me një lumë ndjekësish që shtohet çdo herë e më shumë.

Po kush është ky person? Ndjekësit e “Iconstyle” na kanë thënë vazhdimisht që këngëtari është në një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me një vajzë që quhet Jurgena, me të cilën vetë Luizi komunikoi më herët nga ekrani për profilin e tij në Instagram.

E njëjta vajzë fshihet edhe pas llogarisë së tij në rrjetin social. Ndonëse kjo është akoma në stadin e thashethemeve dhe asgjë nuk dihet me saktësi.

Nga ana tjetër Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi. Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

Marrëdhënia e tyre brenda nuk reflektohet aspak jashtë dhe këtu nuk flasim thjesht për një ‘follow”, por edhe për vëmendjen dhe postimet që i kushtojnë menaxhuesit e llogarive, momenteve të Kiarës dhe Luizit.Në një vështrim të bërë nga “Iconstyle”, vihet re se në llogarinë e Luizit nuk shfaqet askund Kiara përveç një rasti kur ajo dhe këngëtari po diskutonin emra për bebe. Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Si ju duken emrat e përzgjedhur nga Luizi?”, ndërsa Kiara nuk përmendet askund. Gjithashtu vlen të përmendet se në llogarinë e Luizit është edhe një postim me Tean, kur dyshja realizuan këngë së bashku për “Talent Show-n” e realizuar në shtëpi, ku u shpallën edhe fitues.

Nga ana tjetër, Instagrami i Kiarës, i cili menaxhohet nga shoqja e saj Liesa Haxhiasllani, ka vetëm foto të moderatores, përveç një videoje me Luizin. Videoja në fjalë është ajo e ditëlindjes së Kiarës, ku Luizi i bëri një surprizë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *