Luizi: Do i them Kiarës zëre se s’jemi bashkë, t’ju bëj spektakël këtyre


Luizi mesa duket e ka të vështirë të tejkalojë eliminimin e Efit. Kjo e fundit la shtëpinë e Big Brother dje pas nominimit të Deas, e cila futi në televotim Luizin, Efin dhe Kiarën.

Ai nuk mundi t’i mbante nervat duke lëshuar një sërë kërcënimesh ndaj Deas.

Sot në një bisedë mëngjesi me Valbonën, Luizi shprehet se po të kishte dalë Kiara nuk e di se çfarë do kishte bërë.

“Po të kishte dalë Kiara do kishin pa spektakël këta.”Ndonjëherë mendoj t’i them Kiarës që lermë pak, zëre se nuk jemi bashkë se dua t’i bëj spektakël këtyre,” tha Luizi.

Ndërsa Valbona e këshilloi që të mos përdorte më ato fjalë si mbrëmë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *