Tension në kuzhinë/ Valbona dhe Luizi zihen me Tean


Prova e javës e caktuar nga Vëllai i Madh për të gatuar 4 mijë petulla, është shoqëruar me zënka mes Valbonës, Luizit dhe Teas.

Valbona i kërkoi Teas që ta fikte për një moment sobën, pasi tigani i saj nuk po nxehej sa duhej dhe ishte mbushur plot me vaj.

Por, Tea tha se ajo nuk ka pse e bën një gjë të tillë. Valbona kërkoi me mirësjellje të fliste me Diolën, duke qenë se është liderja e Teas. Tea, duke folur me revoltim, pa dashur i hodhi pak vaj të nxehtë Valbonës.Pas këtij incidenti, situata u agravua më shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *