Mbi 1500 viktima deri tani/ Zhduket nën rrënoja ekipi i volejbollit në Turqi


Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore është rritur në të paktën 1500 të vdekur.

Deri më tani në Turqi ka të paktën 1 mije viktima ndërsa në Siri gjithsej të paktën 560 midis zonave të kontrolluara nga qeveria dhe zonave të kontrolluara nga rebelët (mbi 120).Pas atij me magnitudë 7.8 në mëngjes herët, një tjetër tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 ballë , goditi Turqinë juglindore në mesditë.

“Ne jemi duke u përballur me tërmetin më të madh që kemi parë në 24 vitet e fundit në këtë rajon .

Ka pasur 100 pasgoditje deri më tani. Rreth 53 prej tyre janë më shumë se 4 (në shkallën Rihter). Shtatë prej tyre janë më shumë se 5 gradë.

Mund të themi se këto tërmete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, deklaroi Dr Haluk Özener, drejtor i Observatorit Kandilli dhe institutit të kërkimit të tërmeteve, sikurse raporton BBC .

Në Hatya raportohet se nje skuader volejbolli e qytetit eshte zhdukur nen rrenojat e pallatit te sportit pas termetit shkaterruese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *