Momenti që të thyen shpirtin, babai mban dorën e vajzës së pajetë nën rrënoja në Turqi


Pamje dramatike vijë nga Turqia, e cila herët mëngjesin e djeshëm u godit nga një tërmet shk atërrimtar që u mori jetën mijëra njerëzve dhe la të plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.

Së fundmi një foto që të thyen zemrën po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet babai Mesut Hancer që i mban dorën vajzës nën rrënoja, e cila është shtypur për vd.k.e, kur shtëpia u shemb ndërsa ajo ishte në gjumë në shtratin e saj.Turqia u godit nga një tërmet me magnitutë 7.7, duke shkaktuar deri më tani mbi 3500 viktima dhe 21 mijë të plagosur.

E teksa Turqia po përballet me momente dramatike, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj.

Gjendja e emergjencës ështën vendosur në 10 godina, të cilat janë goditur nga tërmeti shkatërrimtar. “Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme.

 

Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *