“Kejsi ka ardhur këtu me një porosi të veçantë”/ Luizi bëhet viral në rrjet me deklaratën e tij, për çfarë e ka fjalën këngëtari


Fenomeni i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka rrëmbyer dukshëm gjithë zemrat e shqiptarëve.

Së fundmi gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë mes Oltës dhe Luizit, ku prezent ka qenë dhe banorja më e re, Kejsi Medini, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij.

“Kejsi ka ardhur këtu me një porosi të veçantë, të acaroi Kiarën.”- ka thënë Luizi në kuzhinë.

Ndërkohë kujtojmë se që në hyrje të saj, Kejsi është shprehur se i pëlqen shumë Kiara. Gjatë një bisede që ka bërë me moderatoren e njohur, Kejsi nuk ka ngurruar të fus xixat mes çiftit duke i thënë Kiarës se sa e bindur ishte për lidhjen që kishte me Luizin dhe nëse ai kishte apo jo dikë tjetër jashtë.

Sa i përketë deklaratës së Luizit ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë këngëtari, megjithse po bëhet shpejt viral në rrjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *