Fansa të burgosurit dhe kërkon “live” që të bëjë s*ks me Arian Çanin/ Videot që po bëjnë xhiron e rrjetit për banoren e re të BBV


Në spektaklin e djeshëm, pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2” u bënë dhe dy banorë të rinj, ku një prej tyre ishte ish miss-i i Durrësit dhe këngëtarja Ermiona Lekbello.

Ajo ka marrë 4 herë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, si dhe ka garuar edhe në Top Fest apo Kënga Magjike, teksa vitet e fundit jetonte mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ermionia është dhe nënë e një vajze të cilën e quajnë Elisa.

Por, prej momentit të futjes së saj në BBV, disa pamje po bëjnë xhiron e rrjetit të një interviste që Ermiona ka dhënë 14 vite më parë për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Në atë intervistë, këngëtarja ka qenë shumë e hapur dhe shumë provokuese, ku i ka kërkuar Arian Çanit që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë dhe ndër të tjera, moderatori i tregon edhe mesazhet ku të burgosurit i kërkonin që ajo të shkonte tek ata.

Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.

Me karakterin e saj, Ermiona pritet të ndikojë mjaft në lojën e banorëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *