Burri i ka ndërruar jetë prej 22 vitesh, Kozeta 66 vjecare tek Aldo kërkon të nje burre per ta


Aldo Morning Show” në Tv Klan ka publikuar një tjetër rast të kërkesave për njohje nga të moshuarit.

Kozeta, një 66-vjeçare ka pranuar të dalë publikisht dhe të ndajë historinë e saj. Kozeta ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë, e cila nuk zgjati shumë.

Më pas, në Durrës ajo njohu një italian me të cilin u dashurua, por rrugët e tyre u takuan rastësisht në Itali.

Ata u martuan dhe jetuan bashkë për më shumë se 20 vjet, por prej 22 vitesh ai ka ndërruar jetë.

Kriteri kryesor që Kozeta ka për personin që është i interesuar ta njohë është edukata, mirëkuptimi dhe sinqeriteti në raport me të.

“Unë quhem Kozeta Xhontanumani. Kam lindur në Shkodër më 12 Shtator 1956. Jetoj në Latina mes Romës e Napolit, si në bregdet të Durrësit. I kam hyrë gjimnastikës 10 vjeçe. Vazhdova gjimnastikën deri në klasën e tetë, pastaj fillova të merresha me volejboll. Me volejboll nuk arrita dot të merresha shumë sepse u martova shumë e re. U dashurova dhe u amrtova dhe sportin e lashë. Unë jam martuar 17 e gjysmë, në 18-19 kam bërë fëmijën e parë.

U marotva, njoha një djalë në shkollë që ishte dhe ai student si puna ime por që nuk na shkoi mbarë sepse jeta e tij ishte më ndryshe se jeta ime. Unë isha nga një familje shumë e mirë, nga një familje e lekut, kurse ai ishte familje… dashuria nuk pyet as për lekun, as për dashurinë, por kur të rreh zemra duhet ta dashurosh me një pastërti në jetë. Në atë kohë unë e dashurova, arrita bëra dy fëmijë, djalë e vaajzë. Unë u ndava shumë e re, në moshën 21 vjeçe jam ndarë kur në të njëjtën kohë i kam pasur fëmijët shumë të vegjël. Gjithmonë më tradhtonte, por unë s’do mbaja në kurriz tradhtinë e tij kur unë shkoja në një punë dhe në shkollë.

Në moshën 28-30 vjeçe mund të kem ikur se nuk më kujtohet shumë se i thonë një jetë e tërë, gati 40 vjet që jetoj në Itali, që kam qenë e martuar. Martesën e kam bërë në fillim me italianin që u dashurova në Durrës, por në martesë kam jetuar 20 e ca vite. Ka 22 vite që ka vdekur. Në Itali kur kam shkuar në fillim fare kam shkuar si puëntore në fabrikë dhe pasi kam shkuar si punëtore atje, u njoha po me atë burrë që isha dashuruar këtu në Shqipëri, që s’e mendoja kurrë që do të takoheshim atje. Ishte koha që u ndamë që erdha vetë unë këtu në Itali. Ai erdhi, po blinte gjëra dhe i thashë “si ka mundësi ti të vish në fabrikë të blesh rroba?” Ai më tha “do ta lësh punën dhe do martohemi”.

Vetmia, i themi ne, është më keq se vdekja. Mirë nuk është të jetosh vetëm. Në qoftë se arrin personi që ti bashkëjeton dhe jeton me të me sinqeritet duke pasur njëri-tjetrin, atëherë është më e lumtur jeta. Një burrë duhet të më njohë mua dhe unë ta njoh atë. Të jemi të dy, të shkojmë dakord për gjithçka, të merremi vesh për gjithçka, dua një person me edukatë siç jam vetë se kam një jetë që jetoj në Europë dhe unë kam edukatën e Europës”, përfundon e moshuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *