Baba Vanga: Bota do të marrë fund në vitin 5079, nga viti 2023 deri në vitin 3797 do të ketë vdekje dhe uri kudo


Vangjelia Pandeva Dimitrova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga, nga Bullgaria, lindi më 31 janar 1911 dhe vdiq më 11 gusht 1996, në moshën 85 vjeçare.

Ajo parashikoi gjithçka me saktësi mahnitëse, ndërsa ishte e verbër dhe zotëronte aftësi paranormale.

Nga të gjitha parashikimet që ka bërë, 85% rezultuan të vërteta.

Vanga ishte një vajzë inteligjente, me sy blu, me flokë bjond dhe që kalonte shumë kohë me shëruesin e fshatit të saj.

Në vitin 1925, Vanga u dërgua në një shkollë për të verbër në qytetin e Zemunit (Serbi), ku kaloi tre vitet e ardhshme.

Sa i përket fuqive të saj paranormale ajo thoshte se vinin nga krijesa të padukshme, por ajo nuk mund t’i shpjegonte plotësisht ato.

Baba Vanga u martua dhe mori emrin Vangjelia Gusterova dhe jetoi në Rupite, zonë në malet Kozhuh, Bullgari.

Ajo parashikoi fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik, fatkeqësinë e Çornobilit, fitoren elektorale të Boris Yeltsin, datën e vdekjes së Stalinit, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, dhe fitoren e Veselin Topalovit në turneun botëror të shahut.

Baba Vanga mori këtë emë për shkak të parashikimeve që bënte, teksa para se të viste parashikoi se bota dhe universi siç e njohim ne do të marrin fund në vitin 5079.

Parashikimet për të ardhmen:

2023 – Orbita e Tokës do të zhvendoset pak.

2025 – Europa do të shkretohet.

2028 – Një burim i ri energjie do të zhvillohet. Uria nuk do të jetë më problem.

2033 – Akulli në Polin e Veriut do të shkrihet. Niveli i oqeanit do të jetë vazhdimisht në rritje.

2046 – Klonimi do të mund të realizohet.

2076 – Bota do të sundohet përsëri nga komunistët.

2088 – Një sëmundje e re do të prekë planetin. Njerëzit do të plaken në pak sekonda.

2097 – Do të gjendet një kurë për sëmundjen.

2100 – Një diell i ri i krijuar nga njeriu do të ndriçojë anën e errët të planetit.

2111 – Njerëzit do të bëhen kiborgë.

2154 – Kafshët bëhen gjysmë-njerëz.

2167 – Do të lindë një fe e re.

2170 – Do të ketë një thatësirë të madhe.

2187 – Shpërthimi i dy vullkaneve do të ndërpritet me sukses.

2273 – Një racë e re do të lindë.

2288 – Njeriu do të jetë në gjendje të udhëtojë nëpër kohë. Do të kontaktojnë me alienët.

2304 – Zbulohet misteri i hënës.

2371 – Do të ketë sërish një thatësirë të madhe

2480 – Toka do të jetë në errësirë.

3005 – Do të ketë një luftë në Mars.

3797 – Nuk do të ketë më jetë në Tokë. Por njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë në planetë të tjerë të sistemit diellor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *