Historia e Tanit të rrëqeth shpirtin, Arbana i bën pyetjen sikletuese


Tani ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dhimbshme e cila shkon deri në rrënqethje.

Ai rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humnbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo janë më pak të pëlqyer nga publiku. Ata janë automatikisht në nominim. Bashkë me to, në nominim është edhe Ermiona.

Ermiona nuk e përmbushi me sukses misionin që iu dha nga Vëllai i Madh për pasojë ajo kaloi në nominim.

Këta të gjashtë janë të nominueshëm nga pjesa tjetër e banorëve. Tre prej tyre kalojnë sonte në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *