Luizi i shqetësuar: “jam pa punë por do trokas në dy-tre dyer dhe ndoshta…” + video


Luizi e ka thënë shpesh që është pa punë kur të dalë nga shtëpia e BBV. Ai më herët ka treguar që e humbi punën që kishte, kur u fut në shtëpi pasi nuk i dhanë leje.

Ky ka qenë edhe argumenti i videos më poshtë, ai është duke biseduar me maestron dhe i thotë se do trokasë në dy tre dyer dhe ndoshta do ia hapin tani pasi ndoshta do e njohin.

Luizi punonte në KESH por atje nuk i dhanë leje me arsyen se do u prishej imazhi. Ai ka treguar se e gjitha ndodhi vetëm 2 ditë para se të futej në Big Brother VIP. Kur iu komunikua ky vendim, Luizi tha se dha dorëheqjen nga puna.

Por tani, me pjesëmarrjen në BBV ai është kthyer në kryeqendrën e bisedave, lajmeve, medias së shkruar e rrjeteve sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *