Pasi lindi fëmijën e 102, Musa i ‘vë kapak’. Nuk do bëj më


UGANDA- Ai ka një ‘shkollë’ me fëmijë! Nëse t’i ushqesh, t’i veshësh dhe t’i çosh fëmijët në shkollë këtë mëngjes duket si një sprovë, mendoni ç’heq Musa Hasahya Kasera. Fshatari nga Uganda ka 102 fëmijë, por më në fund ka thënë mjaft, sepse nuk ka mundësi t’i ushqejë dhe t’i veshë të gjithë.

Aq e madhe është pjelloria e tij, saqë ai lirisht pranon se nuk mund t’i mbajë mend as emrat e disa prej fëmijëve të tij. Foshnja e parë lindi në vitin 1972, kur ishte vetëm 16 vjeç. Që atëherë, ai ka marrë më shumë gra, duke paguar prikë me lopë dhe dhi, dhe fëmijët kanë lindur me një rregullsi al armante.

Ata tani variojnë nga mosha 10 deri në 50 vjeç. Të rriturit kanë pasur edhe fëmijët e tyre. I gjithë fisi, duke përfshirë 578 nipër e mbesa, jeton në një gjendje ka osi në një kompleks familjar në fshatin Bugisa, në një zonë të largët të Ugandës lindore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *