‘Dua një maço’! Jori shpreh një dëshirë për Vëllain e Madh


Jori Delli është një nga banoret e reja që hyri të shtunën mbrëma në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Edhe pse ka shumë pak kohë në shtëpi, ajo duket se është ambientuar shumë shpejt me pjesën më të madhe të banorëve.

Mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonte me Olta Gixharin dhe Qetsor Ferrunajn në dhomën e gjumit, modelja përshkroi se si duhet të jetë mashkulli i “ëndrrave” të saj.

Jori tha se ka nevojë për një mashkull me karakter shumë të fortë, ezmer, jo shumë të bukur dhe “maço”.

Olta i sugjeroi Shpatin, por Jori tha se ai është shumë i butë si tip dhe ka nevojë për dikë që të jetë më ekspresiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *