Pas Luizit një tjetër banor i Big Brotherit arrin rekord shikueshmërie, kalon mbi 1 miliard klikime në Tik Tok


Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, tashmë është pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë njëra nga femrat më të komentuara brenda për shkak të situatave që ka krijuar.

Po ashtu, një ndihmesë në këtë rrugëtim ia ka dhënë dhe banori tjetër, Luiz Ejlli, me të cilin krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi është bërë e ditur se ajo ka arritur një miliard shikime në rrjetin e famshëm, TikTok

Kjo është bërë e ditur nga një postim që ka postuar llogaria e Kiarës në InstaStory.

“Një miliard shikime në TikTok”, thuhet në përshkrim.

“Shumë dashuri për të gjithë ju që po e bëni këtë eksperiencë edhe më të veçantë Kiarës, përqafime”, vazhdon më tej postimi.

Instagrami i Kiarës është njoftuar se po menaxhohet nga një mike e saj e ngushtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *