Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ak sidenti i ndodhur pak më parë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë vijave të bardha aty ku kanë përparësi këmbësorët. Ndërkohë, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se shoferi i betonieres ishte në gjendje të de hur.
Një dëshmitar thotë për JOQ:
Shoferi ishte i alk oolizuar, policet i bene testin. Ngjarja ka ndodhur tek dyqani i Dylit.
Betonieret e kanë të ndaluar të futen brenda në qytet, por në Durrës duket si e pamundur, pasi lejet e ndërtimit janë të shumta dhe ato duhet të bëjnë punën, por po marrin jetë njerëzish.
Ky lajm i rëndë vjen pak orë pas vd ekjes së tre të rinjve në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Është për të ardhur keq, që mediat tashmë janë mbushur vetëm me kronikë të zezë, por ky është realiteti.