Sot rreth orës 12:00 është gjetur pa shenja jete një 77-vjeçar në një motel në Prizren.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli villa në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi.