Këngëtarja Dafina Dauti rrëfen momentet e vështira pas dy divorceve


Këngëtarja Dafina Dauti në emisionin më të ri “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për vështirësitë që i ka pasur pas dy divorceve.

Dauti ka thënë se pas asaj periudhe, pjesa më e vështirë janë fëmijët, pasi kërkesat e tyre janë të shumta dhe gjendja e tyre emocionale është labile.

“Ata që s’e kanë provuar nuk e dinë, është shumë e vështirë, unë që e kam provuar dy herë është e vështirë që të rriten fëmijët vetë, me të gjitha ato që fëmija kanë kërkesa të shumta, tashmë Elizabeta është e madhe, profesioni e jem e lyp natën të shkoj të performoj, duhem gjithmonë ta lë me dikë”, ka thënë Dauti.

Dauti ka thënë se në momentin kur në një lidhje përfundon respekti, atëherë nuk ka se pse të vazhdohet. “Po të mos ishin arsyet e forta, nuk do ta merrja atë vendim”, ka vijuar ajo.

Të njëjtën e mendon edhe aktivistja Neri Ferizi, e cila thotë se shumë herë vazhdohet një lidhje vetëm për shkak të paragjykimeve dhe mendimeve në familje.

“Jemi në një shoqëri patriarkale dhe secili e përjeton shumë keq, vazhdohet martesa për shkak të kësaj situate, pasi familja e përjeton keq. Këtu fillon i gjithë problemi kryesor, divorcet në esencë nuk i shoh të këqija. Është më mirë nëse përjeton dhunë ose tradhti, më mirë të ndahesh sesa të qëndrosh në atë për shkak të familjes”, ka thënë Ferizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *