Një skulpturë e artistit kilian Pablo Maire, që në thelb del kundër Kishës Katolike, pasi paraqet figurën e Papës, që në tre akte mban në duar dhe më pas lëshon një foshnje të porsalindur, duke qeshur, teksa e sheh që copëtohet, është kritikuar gjerësisht.
Teksa polemikat vetëm shtohen, vetë Maire e konsideron skulpturën e tij si “një vepër përdhosëse dhe një denoncim për Kishën Katolike që përjetëson një model të dhunshëm dhe anakronik”.
“Përshëndetje traditë”, ky është titulli i veprës që u ekspozua në galerinë Aguafuerte në Mexico City.
Maire thotë se është frymëzuar nga një vepër e viteve 1990, në të cilën artisti dhe aktivisti bashkëkohor kinez Ai Weiwei mori një vazo të lashtë qeramike nga dinastia Han dhe e hodhi në tokë, duke e copëtuar atë, si një formë proteste kundër qeverisë kineze.
Htrh
“Ai bëri këtë gjest simbolik të shkatërrimit të traditës kineze dhe unë e transpozova, e vendosa këtë vepër në një kontekst perëndimor dhe imagjinova traditën katolike, e cila është një traditë që na prek të gjithëve në një farë mënyre sepse vijmë nga bota perëndimore, sidomos me tema të tilla si pedofilia”, tha artisti kilian në një intervistë për Efe.
Maire përmendi gjithashtu korrupsionin e Kishës Katolike në Kili si shembull dhe kujtoi se disa vjet më parë në vendin e saj “rastet e pedofilisë dolën në dritë si kurrë më parë dhe njerëzit u bënë të pakënaqur, të paktën ndaj institucionit Katolik, jo për besimin”.
“Ne e dimë se të gjitha institucionet e fuqishme shpesh bien nga brenda dhe nuk ka nevojë që faktorë të jashtëm t’i rrëzojnë ato”, vazhdoi Maire, i lindur gjatë diktaturës Pinochetit në 1973, periudhë që e shënjoi thellë karrierën e tij.